Botë

Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar

9:23 - Britania: Rusia zgjodhi luftën në vend të dialogut

Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të preferonte gjithmonë dialogun dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Por sipas tij, është e qartë nga veprimet e presidentit Putin se ai ka zgjedhur konfrontimin në vend të dialogut.

Ai thotë se Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sanksione të synuara ndaj “individëve, kompanive dhe bizneseve që kanë lidhje me regjimin rus”.

“Unë mendoj se ky është një moment i madh tani për Evropën dhe ne e dimë se ky është një test i vërtetë për Evropën Perëndimore në veçanti tani që ne të gjithë të mblidhemi, të punojmë së bashku në unitet sepse të gjithë mund të kujtojmë se çfarë ndodhë kur agresorët mbesin të pandëshkuar”, ka thënë ai.

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar përgjigjet ka thënë se duket se nuk janë askund afër zgjidhjes diplomatike.

Ai thotë se ka pasur “përpjekje të mëdha” nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj për të provuar dhe për të pasur dialog me Rusinë. Këto kanë përfshirë vizitat e fundit në Rusi nga sekretarët e jashtëm dhe të mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dhe bisedimet midis kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidentit rus Vladimir Putin, thotë ai.

“Por është e qartë se presidenti Putin ka zgjedhur një rrugë tjetër dhe ne nuk mund të lejojmë që kjo të qëndrojë”, thotë ai.


8:25 - Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka filluar. Kështu Britania do ta sanksionojë Rusinë, ka thënë sekretari i Shëndetësisë në MB, Sajid Javid të martën.

“Mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”, tha Javid për Sky News.

Nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë video, ku sipas përshkrimit, forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Faqe të ndryshme kanë shkruar se forcat ruse janë nisur pak pas mesnatës drejt Donteskut dhe Luhanskut, dy rajone të cilave Rusia ua njohu pavarësinë të hënën mbrëma.

Një takim i komitetit të urgjencës së Cobras në Mbretërinë e Bashkuar është duke u zhvilluar në Downing Street.

Kryeministri Bors Johnson i është bashkuar zyrtarëve të lartë të sigurisë, duke përfshirë sekretaren e Jashtme, Lis Truss dhe sekretarin e Mbrojtjes, Ben Wallace, për të vlerësuar ndikimin e vendimit të Rusisë për të njohur rajonet seperatiste të Ukrainës brenda natës.

Pritet që të diskutohet një sërë sanksionesh, përpara se deputetëve britanikë t’u kërkohet të vulosin, siç e quajti zëdhënësi i kryeministrit, “një paketë të rëndësishme sanksionesh”.

Sanksionet pritet të jenë pjesa e parë e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Rusisë, me një pjesë tjetër të parashikuar nëse Moska pushton Ukrainën.

Ministrat pritet të diskutojnë gjithashtu implikimet e brendshme të masave të propozuara, duke përfshirë lëvizjet për të siguruar elasticitetin e tregut të energjisë.