Disa qen të një race janë goditur për vdekje nga energjia elektrike, në një aksident tragjik gjatë stuhisë Dudley në North Yorkshire të Angli.
Një pemë rrëzoi një linjë elektrike e cila ra mbi koliben e qenve, pranë Ampleforth, North Yorkshire, duke mbytur 13 qen të moshës nga shtatë muaj deri në 6 vjeç.
Linja elektrike mbante mbi 11,000 volt dhe Rrjeti i Energjisë Veriore ka nisur një hetim të plotë lidhur me rastin.
Autoritetet kanë ndërprerë menjëherë energjinë elektrike për rreth 680 klientë, sapo janë informuar për rastin.