Kryeministri i Kroaicsë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar se është marrë vendim për të ngrirë sërish çmimet e derivateve.
Ministri i Ekonomisë i Kroacisë, Tomislav Çoriq, ka thënë sot se Qeveria do të reagojë kur është fjala për çmimet e derivateve, raporton Index.hr.
Çmimi i benzinës është ngrirë në 11.37 kuna (1.51 euro për litër), ndërsa i naftës në 11.29 kuna (1.50 euro për litër).
Nëpër botë po vazhdon rritja e çmimeve të derivateve.
Në Kosovë është paralajmëruar që çmimi i naftës gjatë shkurtit të shkojë deri në 1.6 euro për litër. Këtë e ka paralajmëruar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.