Botë

Pfizer aplikon në SHBA për autorizim të vaksinës për fëmijët nën 5 vjeç

Descriptive Text

Pfizeri dhe partneri i tij BioNTech, ka aplikuar në Agjencinë e SHBA-së për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) për autorizim të vaksinës së saj anti-COVID për grupmoshën nga gjashtë muaj deri në 4 vjet, raporton agjencia AP.

Vaksina e saj për grupmoshën nën 5 vjet është dukshëm me dozë më të ulët, ndërsa potencialisht do të hapet rruga që fëmijët në SHBA të kësaj moshe të marrin dozën në fillim të marsit.

FDA i kishte bërë thirrje Pfizerit që të aplikonte për autorizim më herët se që kompania kishte planifikuar.

Në SHBA, 19 milionë fëmijët e moshës nën 5 vjet janë grupi i vetëm që nuk mund të marrë vaksinë anti-COVID.

Shumë prindër po shtyjnë për një zgjerim të vaksinimit edhe për fëmijët më të vegjël, veçanërisht për parashkollorët. Këto thirrje janë bërë pasi numri i rasteve me Omicron ka arritur shifra rekorde nëpër spitale.