Botë

“Telefonata mes Bidenit dhe presidentit ukrainas nuk shkoi mirë”

 

Telefonata mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të enjten "nuk shkoi mirë", ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas për CNN, mes mosmarrëveshjeve mbi "nivelet e rrezikut" të një sulmi rus.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, kundërshtoi rrëfimin e zyrtarit, duke paralajmëruar se burimet anonime po “jepnin informacione të rreme”. Ata deklaruan se Bideni e paralajmëroi Zelenskyn se pushtimi i afërt është një "mundësi e veçantë".