Botë

Shteti polak e ka “gjakun në duart e veta” për vdekjen e gruas që iu refuzua aborti

Descriptive Text

Familja e një gruaje polake që vdiq të martën pasi doktorët refuzuan të kryejnë abortin kur zemra e fetusit ndaloi të rrahuri, akuzoi qeverinë se ka “gjak në duart e tyre”.

Gruaja, u tha se ishte në tremujorin e parë të shtatzënisë së binjakëve kur u shtrua në spitalin e “Virgjëreshës së Bekuar” në Poloni më 21 dhjetor. Vdekja e saj vjen një vit pasi Polonia prezantoi një nga ligjet më të ashpra të abortit në Evropë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga të afërmit, 37-vjeçarja kishte përjetuar dhimbje kur arriti në spital por ishte e vetëdijshme dhe në formë fizike të mirë.

Fetusi i parë vdiq në bark më 23 dhjetor, por doktorët refuzuan t’ia hiqnin në pikëpyetje për ligjin për abortin dhe familja thanë se gjendja e saj u përkeqësua shpejt. Spitali priti deri kur rrahjet e zemrës së fetusit të dytë të pushonin një javë më vonë, dhe më pas pritën edhe dy ditë për ta ndërprerë shtatzëninë më 31 dhjetor, raporton Guardian.

Gruaja vdiq më 25 janar pas disa javësh nga gjendja e saj e keqe shëndetësore. Familja dyshoi se ajo vdiq si rezultat i shokut septik, por spitali nuk identifikoi shkakun e vdekjes së saj.

Sipas spitalit, gruaja rezultoi pozitive për COVID-19 para se të vdiste, edhe pse dy herë kishte dalë negative ku u pranua në spital.

Vdekja e saj ndjek atë të gruas që njihet si Izabela që shtatorin e kaluar vdiq pasi iu mohua intervenimi mjekësor kur i shpërthyen ujërat në javën e 22-ë të shtatzënisë.