Botë

Evropa e përçarë përballë kërcënimit rus

Foto: AP
 

Frika e Evropës për krizën në Ukrainë vazhdon të rritet por përçarjet e thella midis kombeve evropiane po pengojnë një përgjigje të përbashkët ndaj kërcënimit rus nga fuqitë perëndimore. Dhe kjo përçarje funksionon në favor të planeve të Putinit, për të cilat analistët thonë se nuk është koha e përshtatshme për të sfiduar Evropën.

NATO-ja dhe BE-ja po përpiqen të parandalojnë një sulm rus në Ukrainë duke synuar të vendosin sanksione ndaj Rusisë në rast të një pushtimi. Megjithatë, deri më tani nuk është arritur asnjë konsensus për të frenuar kërcënimin rus ose për masat që duhen marrë në rast të një sulmi ndaj Ukrainës.