Botë

Disa të plagosur nga një sulm i armatosur në Gjermani, dyshohet se sulmuesi bëri vetëvrasje

Një person i armatosur ka vdekur pasi ka plagosur disa persona në një sallë ligjëratash universitare në qytetin e Heidelberg, sipas policisë gjermane.

Ata thonë se personi i armatosur kishte një “armë të gjatë” dhe se një operacion i madh duke përfshirë shërbimet e urgjencës është duke u zhvilluar në zonën Neuenheimer Feld të qytetit.

Nuk dihet se sa persona janë lënduar.

Heidelberg është një qytet universitar në jugperëndim të Gjermanisë.

Policia u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën në mënyrë që punonjësit e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës të mund të lëvizin lirshëm.

Gjermania është goditur vitet e fundit nga një sërë sulmesh, kryesisht të kryera nga xhihadistët ose militantët e ekstremit të djathtë.

Vendi ka disa nga ligjet më të rrepta të armëve në Evropë dhe të shtënat në shkolla janë të rralla.

Gazeta gjermane Bild raportoi se vrasësi ishte një student në universitet dhe kishte hapur zjarr në sallën e leksioneve përpara se të kthente armën kundër vetes.