Botë

Shtyhet karnavali më i famshëm në botë

Karnavali i famshëm në Rio de Janeiro, Brazil, i cili duhej të mbahej në fund të shkurtit, u shty për gjysmën e dytë të prillit, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Brazil.

Kryetari i bashkisë së Rios, Eduardo Paes dhe kolegu i tij nga Sao Paulo, Ricardo Nunez, mbajtën një takim në të cilin diskutuan situatën aktuale epidemiologjike para karnavalit tradicional.

Në një deklaratë pas takimit, Paes deklaroi se fillimi i kortezheve të karnavaleve është shtyrë për 21 prill.

Mediat lokale raportojnë se një vendim i tillë është marrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Brazil.

Karnavalet e Rios mbahet që nga viti 1929.