Botë

“Ndihma vdekjeprurëse” e SHBA-së, rreth 90 tonë municione arrijnë në Kiev

Foto: AP
 

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" të SHBA-së ka mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi.

Kjo ishte dërgesa e parë e një pakete të miratuar së fundmi të ndihmës ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, dhe përfshinte municione për "mbrojtësit e vijës së parë".