Botë

Universiteti do t'i paguajë 490 milionë dollarë nxënësit që u abuzuan nga mjeku sportiv

 

Universiteti i Miçiganit ka rënë dakord të paguajë 490 milionë dollarë si dëmshpërblim për më shumë se 1,000 ish-studentë kryesisht meshkuj, të cilët thonë se janë abuzuar seksualisht nga mjeku sportiv, Robert Anderson.

Avokatët njoftuan zgjidhjen pas 15 muajsh negociata mbi akuzat që datojnë në vitet 1960.