Botë

Gjermania regjistron rekord të infektuarish me COVID-19

 

Gjermania ka regjistruar 112.323 raste dhe 239 viktima në 24 orët e fundit. Shkalla e incidencës në një javë arriti në 584.4 raste për 100 mijë banorë, sipas të dhënave qeveritare.

Rritja e rasteve është si pasojë e përhapjes së variantit Omicron, i cili përbën 70% të rasteve. Përballë përhapjes së vazhdueshme të virusit, autoritetet kanë vendosur të kufizojnë hyrjen në bare dhe restorante vetëm për ata që ose kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës, ose kanë një test negativ përtej vaksinimit me dy doza.