Autoritetet e Pekinit kanë rekomanduar që të ndalohen porositë e sendeve nga jashtë, pasi bën të ditur se një grua mund të jetë infektuar me Omicron, pasi hapi një pako.
Zyrtarët kanë bërë të ditur se koronavirusi mund të përhapet ndërkombëtarisht në importet e ushqimeve të ngrira, tezë kjo që shumë shkencëtarët e kanë marrë me dyshim. Gruaja që ka dalë pozitive ditë më parë nuk ka pasur histori të udhëtimit, derisa thuhet se janë gjetur gjurmë të virusit në pakon e sjellë nga jashtë.
Zyrtari shëndetësor, Pang Xinghuo, deklaroi se virusi ishte gjetur në një sipërfaqe prej letre dhe pakoja po vinte nga Kanada.
Letrës në fjalë por edhe të tjerave nga pakoja u është bërë testi, duke rezultuar në gjurmë pozitive të koronavirusit.