Një hetim i ri ka identifikuar një person që mund ta ketë tradhtuar Ana Frankun dhe familjen, në kohën kur Gjermania naziste po i përndiqte hebrenjtë. Hetimi i kryer nga një ish-agjent i FBI-së thotë se Arnold van den Bergh, po ashtu hebre nga Amsterdami, kishte "hequr dorë" nga mbrojtja e Frankëve, për ta ruajtur familjen e tij.
Tutje, bëhet e ditur se pjesë e ekipit të hetimit ishin historianë dhe ekspertë të tjerë. Van den Bergh, pas dhënies së informatave tek nazistët për vendndodhjen e autores së re dhe familjes së saj, nuk u dërgua në kamp përqendrimi, por jetoi në Amsterdam.
“Kur Van den Bergh i humbi të gjitha shanset për t’u mbrojtur nga dërgimi në kampet e përqendrimit, atij i duhej diçka e vlefshme për nazistët”, ka deklaruar ish-agjenti Vince Pankok.
Ana Frank dhe familja e saj u fshehën nga nazistët për dy vjet. 15-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes ditarit të saj. Kapja e saj u bë gjatë 1944-s.