Botë

Një vit pas burgosjes, Navalny thotë se nuk pendohet për asgjë

 

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë se nuk pendohet për veprat e tij dhe u ka bërë thirrje mbështetësve “të mos kenë frikë”, një vit pasi është arrestuar gjatë kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi - gati fatal - me agjent nervor Noviçok.

“Unë jam në anën e këtyre njerëzve të sinqertë që nuk duan apo nuk mund të frikësohen më. Nuk pendohem për asnjë sekondë, do të vazhdoj kështu”, ka thënë Navalny, i cili është duke kryer dënimin me burgim për një rast përvetësimi, i cili konsiderohet i motivuar politikisht.