Botë

Shenja të çarjes së Perëndimit karshi Rusisë

 

Një javë me përpjekje diplomatike nga ana e presidentit amerikan, Joe Biden, nuk ia ka dalë t’i qetësojë tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, por megjithatë, ka ruajtur unitetin me aleatët evropianë kundër Moskës, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet t’i ekspozojë çarjet, thonë analistët e politikës së jashtme, shkruan në një analizë të gjatë të agjencisë Reuters.

Në këtë analizë thuhet se pasi ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përçmoi hapur NATO-n dhe u largua nga Evropa duke vënë në pikëpyetje angazhimin e Uashingtonit ndaj Aleancës, disa analistë thonë se Putini dukej se po testonte deklaratën e Bidenit se "Amerika është kthyer" në skenën botërore.