Botë

Tensionet Rusi-Ukrainë, SHBA-ja paralajmëron për operacionin e “flamurit të rremë”

 

Rusia po planifikon të organizojë akte provokimi për të krijuar një pretekst për të pushtuar Ukrainën, ka thënë një zyrtar amerikan.

Një zëdhënës i Pentagonit ka thënë se operativët rusë po planifikonin një operacion "me flamur të rremë", për të lejuar Moskën të akuzonte Ukrainën për përgatitjen e një sulmi. Rusia i ka hedhur poshtë pretendimet.