Botë

Holanda shënon rekord të infektuarish me COVID-19

 

Holanda ka raportuar 35 mijë raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.

Rritja e testeve pozitive vjen ndërsa kryeministri Mark Rutte po përgatitet për një konferencë shtypi të premten në mbrëmje, ku pritet të lehtësojë masat si rihapjen e shumicës së dyqaneve, parukierëve dhe palestrave.