Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulm kibernetik masiv në Ukrainë, hakohen dhjetëra faqe qeveritare e të ambasadave

Dhjetëra faqe interneti të qeverisë ukrainase u bllokuan të premten, në një sulm kibernetik që synonte edhe ambasadat.

Ministria e Jashtme dhe e Arsimit ishin mes të goditurve, së bashku me ambasadat në Britani, SHBA dhe Suedi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përpara se faqet të zhdukeshin, u shfaq një mesazh që paralajmëronte ukrainasit të "përgatiteshin për më të keqen".

Ishte e paqartë se kush ishte pas sulmit, por një zëdhënës tha se sulmet e mëparshme kibernetike kishin ardhur nga Rusia, raporton BBC.

Rusia nuk ka komentuar ende. Megjithatë, qeveria e Ukrainës është vënë nën presion të madh nga fqinji i saj, me një grumbullim prej rreth 100,000 trupash ruse pranë kufijve të saj.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës thotë se në vetëm nëntë muaj vitin e kaluar "neutralizoi" 1200 sulme kibernetike ose incidente.

Në fillim të sulmit të së premtes, një mesazh në faqet e internetit të hakuara u postua në tre gjuhë, të Ukrainës, rusisht dhe polonisht.

"Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale janë ngarkuar në internetin publik", thuhej në mesazh. Ai vazhdoi: "Kjo është për të kaluarën tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj".