Mbretëresha Elizabeth e Mbretërisë së Bashkuar ia ka hequr titujt dhe mbrojtjen ushtarake princit Andrew, ka njoftuar Pallati Mbretëror. Lëvizja vjen pasi një gjykatë amerikane dha dritën e gjelbër që djali i saj të përballet me padi civile për sulm seksual.
Pallati mbretëror ka njoftuar se “me aprovimin dhe pajtimin e Mbretëreshës, rolet ushtarake dhe patronazhet mbretërore të Dukës së Yorkut janë kthyer te Mbretëresha”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi s’pritet të marrë asnjë detyrë publike dhe do të mbrohet në gjykatë si qytetar privat.
Lëvizja vjen pak orë pasi rreth 150 veteranë ushtarakë i kërkuan Mbretëreshës ta largojë nga rolet e tij të nderit në ushtri në diçka që e cilësuan si “të padenjë për Mbretërinë”. Pallati më herët kishte refuzuar të komentonte çështjen.