Botë

Mbi 100 turistëve britanikë nuk iu lejua hyrja në Austri shkaku i ashpërsimit të masave

Innsbruck
 

110 turistë britanikë, që kishin ateruar në aeroportin e Innsbruckut, nuk janë lejuar të hyjnë në Austri, pas ashpërsimit të masave në këtë vend, raporton BBC.

Policia ka thënë se shumica e tyre me gjasë janë goditur nga rregulli i ri që kërkon një test PCR negativ brenda 48 orëve.