Botë

BE-ja e sheh shpëtimin e Bosnjës te zbutja e ligjit për gjenocidin

Foto: AP
 

Zyrtarë të Bashkimit Evropian janë duke punuar prapa skenës për të “përmirësuar” ligjin që kriminalizon mohimin e masakrës së 8000 myslimanëve në Srebrenicë të Bosnjës, pasi privatisht kanë dalë me konkludimin se ligji po kërcënon me luftë të re.

Milorad Dodik, anëtari serb i Presidencës treanëtarëshe e Bosnje e Hercegovinës, është akuzuar muajve të fundit se po synon ta ndajë pjesën serbe nga institucionet shtetërore.