Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Belgjika do të fillojë vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri 11 vjet

Ministria e Shëndetësisë së Belgjikës është pajtuar të hënën të nisë vaksinimin kundër koronavirusit te fëmijët e moshës mes 5 dhe 11 vjet, raporton agjencia AP.

Ministrat nga shteti me 11.5 milionë banorë, ka thënë se vaksinimi është i rekomanduar për fëmijët të cilët kanë probleme shëndetësore dhe janë të futur në listën e rrezikshmërisë nga komplikimet e mundshme nga COVID-19.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fëmijët do të ftohen për të marrë vaksinën si prioritet para fundit të muajit.

Rregullatori i BE-së muajin e kaluar ka aprovuar dozën e reduktuar të vaksinës së Pfizer-BioNTechut për përdorim te fëmijët e moshës 5-11 vjet.

Që nga fillimi i pandemisë në Belgjikë deri tash kanë humbur jetën afro 27.900 qytetarë.