Nëntë persona kanë humbur jetën në një fatkeqësi ajrore në Republikën Dominikane, ka njoftuar CNN-i të enjten.
Sipas raporteve, një aeroplan i vogël është përplasur të mërkurën, gjatë tentimit të detyruar për të aterruar në aeroportin e kryeqendrës Republikës Dominikane, Santo Domingo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCNN-i njofton se bëhet fjalë për shtatë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Prej 7 pasagjerëve, gjashtë ishin të huaj që kishin shkuar për të vizituar Republikën Dominikane, mes tyre edhe këngëtari portorikan Jose A. Hernandez, së bashku me gruan dhe fëmijën.
Destinacioni i aeroplanit ishte Miami dhe ai u rrëzua vetëm 15 minuta pasi u ngrit, bazuar në të dhënat e Flightradar 24.
"Ky aksident na shkaktoi dhimbje dhe pikëllim të madh. Ju kërkojmë që me maturi të bashkoheni në solidaritet për të mbështetur familjet e prekura, të cilat së bashku me ne po kalojnë këtë kohë të vështirë", thuhet në deklaratën e kompanisë që kishte në pronësi aeroplanin.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit apo i uljes emergjente.