Botë

Franca i regjistron 130 raste me Omicron

 

Franca i ka regjistruar 130 raste me variantin Omicron të koronavirusit. Qeveria atje është duke e monitoruar situatën për një mbyllje të mundshme.

Ky variant është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në Evropë, e më së shumti në Britaninë e Madhe. Kështu kanë bërë të ditur shkencëtarët anglezë në një studim të kryer, duke theksuar se Omicroni mund t'ia kalojë variantit Delta me përhapje, nga mesi i dhjetorit, në rast se shkon ky trend i shtimit të rasteve. Ndërkaq, të hënën është regjistruar edhe viktima e parë nga ky variant.