Britania e Madhe ka regjistruar rastet e para të hospitalizimeve me variantin e ri të koronavirusit të njohur si Omicron, raporton BBC.
Varianti i ri i koronavirusit tash është përgjegjës për një të tretën e rasteve pozitive në Londër, është thënë nga Sekretari i Britanisë për edukim, Nadhim Zahawi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi dy doza të vaksinës “nuk mjaftojnë”, Zahawi ka inkurajuar qytetarët që të marrin dozë përforcuese. Personat të moshës mbi 30 vjet janë në dispozicion të marrin dozën përforcuese në Britani nga dita e hënë.
Deri të shtunën, në Britani janë regjistruar 1898 raste me variantin e ri, Omicron.
Nga shkencëtarët është paralajmëruar se Britania do të përballet me një valë të re nëse nuk merren masa.