Botë

Shkencëtarët: Vaksinimi mbron kundër Omicron

 

Shifrat e infeksionit të variantit të ri të koronavirusit Omicron po rriten në Afrikën e Jugut dhe po përhapet gjithnjë e më shumë tek të moshuarit, raporton Ministri i Shëndetësisë në këtë shtet, Joe Phaahla.

Në rajonin më të prekur në vend – në provincën Gauteng, e cila përfshin Johannesburgun dhe Pretorian, numri i rasteve u rrit me 400 për qind nga java në javë, njoftoi Phaahla.