Botë

Komandanti ushtarak indian dhe 12 të tjerë vdesin në një aksident ajror

Foto: AP
 

Komandanti i lartë ushtarak i Indisë ka vdekur në një përplasje helikopteri në shtetin jugor të Tamil Nadu, ka bërë të ditur Forca Ajrore e vendit.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Gjeneral Bipin Raëat, gruaja e tij dhe 11 të tjerë vdiqën pasi helikopteri Mi-17V5 u rrëzua në kodrat pranë qytetit Coonoor, të mërkurën në mëngjes.