Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë njerëzit që marrin variantin e ri të koronavirusit nga sëmundja e rëndë, ka thënë një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Njoftimi vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri të COVID-19, Omicron, në Afrikën Jugore kanë sugjeruar se pjesërisht e heq efektin e vaksinës Pfizer.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHulumtuesit kanë thënë se ka një “rënie të konsiderueshme” se sa shumë antitrupat e neutralizojnë virusin e ri.
Por doktori Mike Ryan nga OBSH-ja ka thënë se s’ka asnjë shenjë që Omicroni është më efikas se tjerët variante për shmangie të vaksinave.
“Kemi vaksina shumë efikase që kanë dëshmuar efikasitet kundër të gjitha varianteve të deritashme, në aspektin e sëmundjeve të rënda dhe hospitalizimeve, dhe s’ka arsye të presim që s’do të jetë ashtu edhe për Omicronin”, ka thënë drejtori i emergjencave në OBSH.
Sipas të dhënave të para, Omicroni nuk i sëmurë më keq njerëzit se varianti Delta apo tjerët.
Një studim i realizuar së fundmi në Afrikën Jugore ka nxjerrë rezultatin se niveli i antitrupave bie për 40 herë nëse organizmi infektohet me Omicron, kundrejt varianteve tjera. Por aftësia e Omicronit për të shmangur të gjitha antitrupat s’është e kompletuar. Sipas ekspertëve, testet e para kanë nxjerrë rezultate më të mira se që është pritur. Vaksinimi, i kombinuar me antitrupa nga infektimi i mëhershëm, e neutralizojnë virusin. Ekspertët kanë sugjeruar dozën shtesë për përfitime më të mëdha.