Botë

Burri në Gjermani dyshohet se vrau gruan e fëmijët, më pas edhe veten

Hetuesia gjermane ka thënë të martën se burri që dyshohet se vrau familjen e tij dhe më pas edhe veten, ka lënë një letër që tregon se ai kishte frikë se do të arrestohej pasi kishte blerë një certifikatë të rreme të vaksinimit për gruan e tij.

Trupat e dy 40-vjeçarëve dhe fëmijëve të tyre, 10, 8 dhe 4 vjeç, u gjetën me plagë të shkaktuara nga armë zjarri në shtëpinë e tyre në Koenigs Wusterhausen, të shtunën.

Prokurori ka thënë se burri në letër ka shkruar se ai kishte falsifikuar certifikatën e vaksinimit për gruan e tij dhe punëdhënësi i saj e kishte zbuluar. Çifti ishte i frikësuar se mund të arrestoheshin dhe se fëmijët mund t’u merreshin. Nuk dha detaje të tjera, shkruan AP.

Hetuesit dyshojnë se burri vrau gruan, fëmijët e më pas veten. Në shtëpi u gjet arma dhe nuk pati dyshim se dikush ishte prezent në shtëpi atë kohë apo se dikush ishte futur me forcë.