Botë

Kremlini: Putin kërkoi garanci nga Bideni se nuk do të ketë zgjerim të NATO-s në Lindje

 

Pas Shtëpisë së Bardhë, edhe Moska zyrtare ka dhënë detaje nga takimi i sotëm virtual ndërmjet presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin.

Sipas faqes së internetit të presidentit rus Vladimir Putin, liderët diskutuan për zbatimin e rezultateve të samitit ruso-amerikan të mbajtur në Gjenevë në vitin 2021, dhe theksuan rëndësinë e marrëveshjes së arritur në këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm.