Botë

Austria do të heqë izolimin për personat e vaksinuar

 Kancelari i ri i Austrisë ka premtuar se do t’i japë fund izolimit kombëtar javën e ardhshme, por ka shtuar se izolimi nuk do të përfundojë edhe për personat e pavaksinuar.

Ky qëndrim vlerësohet se do të rrisë presionin ndaj austriakëve që po refuzojnë vaksinimin. Duke folur gjatë një konference për media në Vjenë, kancelari Karl Nehammer ka thënë se nuk vihet në dyshim heqja e izolimit, “porse halli është vetëm, si dhe cilat masa mbrojtëse do të merren” para zhbllokimit, raporton AP.

Qeveria austriake do të diskutojë të mërkurën me guvernatorët e rajoneve hollësitë për masat që duhet t’i paraprijnë heqjes së kufizimeve të ashpra. Kancelari i ri ka bërë të ditur gjithashtu se çështja e migracionit do të vazhdojë të mbetet në krye të agjendës qeveritare. E ka pranuar se kjo është, sikurse ka thënë ai, “çështje shumë emocionale”. Sikurse kancelari i dorëhequr, Sebastian Kurz, edhe Nehammer mban qëndrim të sertë kundër azilkërkuesve.