Botë

Bota reagon pasi Birmania e dënoi me burgim Nobelisten e Paqes

Descriptive Text

Kombet e Bashkuara dhe shtetet e Perëndimit demokratik kanë shprehur zemërimin e tyre pas dënimit të ish-lideres birmane, Aung San Su Ki, me katër vjet burgim për nxitje dhe shkelje të kufizimeve të koronavirusit në Birmaninë nën kontrollin e juntës ushtarake.

Gjykimi i saj është dënuar si proces i turpshëm gjyqësor kundër nobelistes së paqes. Ajo ishte arrestuar pas grusht shtetit ushtarak të shkurtit.

Komisarja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se krejt procesi gjyqësor është shoqëruar me mungesë të plotë transparence. Komente të ngjashme ka pasur edhe në reagimin e Bashkimit Evropian.

Perëndimi ka kërkuar lirimin e Kisë dhe ka kritikuar dhunën që ka pasur puçin ushtarak që vrau më shumë se njëmijë e treqind persona. Brukseli ka vlerësuar se vendimi është i motivuar politikisht me qëllim që të mos lejohet asnjë zë opozitar në Birmaninë në duar të gjeneralëve të fuqishëm.

Blloku evropian ka kërkuar lirimin e Kisë dhe të gjithë të burgosurve të tjerë. Një zyrtar birman që ka folur në kushte anonimiteti nga frika e ndëshkimit ka thënë se Ki është dënuar me nga dy vjet burgim për secilin rast. Partia e Kisë shënoi me epërsi të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit të vitit të kaluar.