Botë

Bob Dole, burrë lufte, pushteti dhe i ambicieve të mohuara

Duke përfaqësuar Kansasin në Kongres për gati 36 vjet, Dole bëri emër në Capitol Hill si ligjvënës mendjemprehtë dhe pragmatik, i besuar për të ndërmjetësuar kompromise përtej vijave partiake. Togeri i 2-të i Ushtrisë, Dole po drejtonte një sulm kundër një istikami mitralozi të nazistëve gjermanë në Itali kur zjarri i armikut i shpërtheu shtyllën kurrizore dhe krahun e djathtë. Ai pothuajse vdiq dhe kaloi tre vjet duke duruar operacione të shumta dhe terapi fizike të dhimbshme

Bob Dole donte të ecte në këmbët e veta përsëri pas plagëve paralizuese të luftës. Kandidoi për kongres, me krahun e djathtë të lënduar, sa nuk mund të shtrëngonte duart, dhe u ngjit në rangun e Senatit për t'u bërë një udhëheqës republikan me shërbim të gjatë dhe kampion i ashpër dhe i palodhur i partisë së tij.

Ai mishëroi vendosmërinë për t’ia dalë mbanë.

Megjithatë, Dole, i cili vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare, ishte më i famshmi nëse kundrohet prej ngritjes së shpejtë në skenën kombëtare të politikës amerikane.

Ai ishte kandidati për zëvendëspresident në humbjen e presidentit Gerald Ford pas Watergate dhe e kërkoi vetë presidencën tri herë. Ai u afrua më shumë në garën e tij të fundit, duke siguruar nominimin republikan në vitin 1996 vetëm t’u mposhtur nga presidentit Bill Clinton.

Ndërmjetës i dy partive

Dole më vonë tha se kishte arritur të vlerësonte humbjet si dhe fitoret: "Ato janë pjesë e së njëjtës pamje - fotografia e një jete të plotë".

Duke përfaqësuar Kansasin në Kongres për gati 36 vjet, Dole bëri emër në Capitol Hill si ligjvënës mendjemprehtë dhe pragmatik, i besuar për të ndërmjetësuar kompromise përtej vijave partiake. Ai ushtroi ndikim të jashtëzakonshëm në politikat tatimore, programet e fermave dhe ushqimit, si dhe të drejtat për personat me nevoja të veçanta.

Kolegët gjithashtu e admiruan zgjuarsinë e tij. Dole nuk ishte gojëtar i madh.

Megjithatë, këto cilësi rrallë haseshin në skenën politike kombëtare.

Që herët, demokratët e quajtën atë "njeriu i kapur" i republikanëve, dhe Dole dukej i lindur për të luajtur rolin. Zëri i tij ishte i çjerrë, fytyra e tij e gurtë, edhe kur bënte shaka. Ai mund të dukej i ashpër, i hidhur, ose thjesht i keq kur sulmonte kundërshtarët politikë.

Në çdo përpjekje në garën presidenciale, Dole përpiqej përsëri të zbuste personalitetin e tij publik. Ai nuk mund ta arrinte kurrë - të paktën, jo derisa u largua përgjithmonë nga politika.

Vetëm tri ditë pasi gara e tij e fundit përfundoi me një humbje të madhe, Dole po fliste me komedianin David Letterman në emision televiziv.

Letterman e përshëndeti me fjalët e paturpshme: "Bob, çfarë ke bërë kohët e fundit?"

"Me sa duket nuk mjafton”, u përgjigj Dole me një buzëqeshje.

Kujdes me humorin

Image

Dole parodizoi veten në "Saturday Night Live", duke shkruar dy koleksione humori politik dhe bëri një reklamë befasuese për ilaçin kundër impotencës, Viagra, në një kohë kur problemet seksuale nuk diskutoheshin aq hapur.

Dole më vonë tha se njerëzit pastaj do t’i thoshin se do të kishin votuar për të më 1996, vetëm nëse do të kishte qenë kaq i lirë dhe qesharak në fushatën e tij presidenciale. Por, ai ndjeu se votuesit preferonin liderin hijerëndë dhe përmbajtjen te politikanët e tyre.

“Duhet të jeni shumë të kujdesshëm me humorin”, tha ai. "Duhet të jetë vetëpërçmues ose mund të jetë përfundimtar, fatal, nëse je atje jashtë, dhe unë e kam mësuar këtë me kalimin e viteve”.

Jashtë detyrës, Dole mbeti i përkushtuar për të ndihmuar veteranët me nevoja të veçanta dhe për të nderuar të rënët. Ai ishte një forcë shtytëse në ndërtimin e Memorialit të Luftës së Dytë Botërore. Në të 90-at e tij, Dole ende shfaqej rregullisht të shtunave për të përshëndetur veteranët në memorial.

Në shtator 2017, Kongresi votoi për t'i dhënë Dole nderin më të lartë për kontributet e shquara për kombin, Medaljen e Artë të Kongresit. Në vitin 2019, ai e promovoi atë nga kapiten i ushtrisë në kolonel.

Njoftimi në shkurt 2021 se ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive të fazës 4, shkaktoi reagime mirëdashëse, lutjesh dhe urimesh nga i gjithë spektri politik. Presidenti Joe Biden, vizitoi shtëpinë e Dole në kompleksin e famshëm, Watergate, menjëherë pas diagnozës së rëndë të Dole; Shtëpia e Bardhë tha se ata ishin miq të ngushtë.

Plagosja në frontin e luftës

Dole lindi më 22 korrik 1923, në Russell, Kansas, një komunitet i vogël bujqësor dhe me burime nafte. Babai i tij drejtonte një biznes kremi dhe vezësh dhe shiste uiski gjatë periudhës së ndalimit të alkoolit. Familja prej gjashtë anëtarësh luftoi gjatë viteve të Depresioni të Madh. Ata ishin aq të thyer sa u zhvendosën në bodrumin e tyre dhe dhanë me qira pjesën tjetër të shtëpisë.

Në vitin 1943, Dole, një basketbollist i Universitetit të Kansasit për t'u bërë mjek, u nis për në luftë.

Togeri i 2-të i Ushtrisë, Dole po drejtonte një sulm kundër një istikami mitralozi gjerman në Itali kur zjarri i armikut i shpërtheu shtyllën kurrizore dhe krahun e djathtë. Ai pothuajse vdiq dhe kaloi tri vjet duke duruar operacione të shumta dhe terapi fizike të dhimbshme.

Dole duhej të rimësonte se si të ecte, të lahej dhe të shkruante, këtë herë me një gërvishtje të vështirë në të majtë.

Ai kurrë nuk e rikuperoi përdorimin e dorës dhe krahut të djathtë ose ndjesinë në gishtin e madh dhe treguesin e majtë, duke e bërë të vështirë kopsimin e këmishës ose prerjen e mishit. Megjithatë, Dole fitoi një diplomë juridike nga Universiteti Washburn në Topeka, Kansas, më 1952.

Për të mos i turpëruar ata që përpiqeshin t'i shtrëngonin dorën e djathtë, ai shtrëngoi një stilolaps në të dhe zgjati dorën me të majtën.

"Unë përpiqem shumë", tha ai një herë. "Nëse nuk do ta bëja, do të isha ulur në një shtëpi pushimi, në një karrige luhatëse”.

Kjo ishte pa diskutim pjesë e motivimit të tij për të bindur Kongresin për të mbrojtur mbrojtjen kundër diskriminimit ndaj personave me aftësi të kufizuara në punësim, arsim dhe shërbime publike.

Gjurmët e Dolet

Image

Sot, zyrat qeveritare dhe parqet kombëtare, platformat e trotuareve dhe përkthyesit në gjuhën e shenjave në ngjarjet zyrtare lokale janë vetëm disa nga shenjat më të dukshme të trashëgimisë së tij dhe të ligjvënësve të tjerë që ai mblodhi për atë legjislacion të të drejtave civile 30 vjet më parë.

Dole u bë një ligjvënës i Kansasit dhe avokat qarku, fitoi një vend në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1960 dhe u transferua në Senat në vitin 1968. Mentori i tij, presidenti Richard Nixon, do ta dërgonte Dole në Senat për të sulmuar kritikët e Luftës së Vietnamit dhe senatorë të tjerë në kundërshtim me Shtëpinë e Bardhë.

Nixon e shpërbleu me një mandat si kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, duke përfshirë periudhën e skandalit Watergate që shkatërroi presidencën e Nixonit. Dole, i pastruar nga çdo përfshirje, i pëlqente të tallej: "Isha jashtë atë natë".

Agresiviteti i Dolet ia mundësoi përfshirjen e parë të madhe në politikën kombëtare.

Ford zgjodhi Dole si kandidat që mund të sulmonte gojarisht, ndërsa presidenti qëndronte në krye. Dole e mori misionin ndoshta me shumë zell.

Ai tronditi shikuesit e debatit të parë të zëvendëspresidentit të vendit duke theksuar të gjitha luftërat e shekullit të 20-të, si "luftëra demokratike" që kishin vrarë ose plagosur mjaft amerikanë për të populluar Detroitin.

Pendimi

Dole më vonë tha se i vinte keq që bëri një vërejtje që ofendoi kaq shumë dhe nuk pasqyronte pikëpamjet e tij si veteran.

Në Senat, Dole filloi të shihte vlerën e krijimit të aleancave me demokratët dhe këtë e ktheu në mision të përjetshëm. Ai u bashkua me demokratët për të mbrojtur të drejtat civile, për të mbështetur sigurimet shoqërore dhe për të krijuar festën federale të Martin Luther King Jr. si dhe për të miratuar Aktin e Amerikanëve me Nevoja të Veçanta.

Si kryetar i Komitetit të Financave të Senatit, Dole fitoi vlerësime për trajtimin e tij të projektligjit tatimor të vitit 1982 që rriti të ardhurat për të lehtësuar deficitin buxhetor. Megjithatë, disa kolegë republikanë u tmerruan nga taksat më të larta. Republikani Newt Gingrich e quajti "taksambledhës për shtetin e mirëqenies".

Dole nuk mendonte shumë për Gingrichin në atë kohë. "Është e vështirë të punosh me të”, tha ai. “Është ose rruga e Newtit ose autostrada. Ai ka shumë ide. Disa prej tyre janë të mira; jo shumë sosh".

Megjithatë, republikanët e bënë Dolen udhëheqës të shumicës në vitin 1984, dhe ai mbajti postin kryesor në Senatin e partisë së tij për më shumë se 11 vjet, një rekord derisa Mitch McConnell i Kentuckyt e theu atë në 2018.

Oferta e Dole në vitin 1980 për presidencën ishte jetëshkurtër. Në zgjedhjet paraprake të vitit 1988, ai fitoi grupet parlamentare të Ioëas përpara se të humbiste ndaj George H.W. Bush në New Hampshire, ku Dole hodhi sytë në një kamerë televizive dhe shkrepi se Bush nuk duhet të "ndalojë së gënjyeri për të kaluarën time".

Kur disfata merret shtruar

I goditur nga disfata, ai megjithatë, e përdori atë për të tallur veten. "Një ditë pas New Hampshire, shkova në shtëpi dhe fjeta si një fëmijë”, tha ai. “Çdo dy orë zgjohesha dhe qaja”.

Në kohën kur ai më në fund i erdhi radha në 1996, Dole ishte 73 vjeç, duke e bërë atëherë kandidatin më të vjetër - duke konkurruar kundër një prej presidentëve më të rinj.

Dole u përpoq të kthente diferencën e moshës 23-vjeçare në avantazhin e tij, duke e portretizuar veten si një ushtar i Gjeneratës më të Lavdishme përballë një bebe të padisiplinuar që shmangte shërbimin në Vietnam. Por, ai nuk mundi të kapërcejë një hendek të theksuar karizmi me Clintonin.

Clinton fitoi 31 shtete, Dole 19.

Martesa e parë e Dole, me terapisten profesionale, Phyllis Holden, të cilën e takoi ndërsa shërohej nga plagët e luftës, përfundoi në divorc në vitin 1972. Ata patën një vajzë, Robin. Në vitin 1975 ai u martua me Elizabeth Hanford, e emëruar nga Nixon, e cila më vonë u bë senatore me ambiciet e saj presidenciale.

Në vitin 2014, i pyetur se çfarë shpresonte të ishte trashëgimia e tij, Dole foli për punën e palodhur për njerëzit e Kansasit dhe nuk mund t'i rezistonte përzierjes me shaka.

"Kam jetuar sa 200 vjet", tha Dole, atëherë 91 vjeç. "Ose të paktën 100. Dhe se kurrë nuk e kam harruar se nga jam”.