Së paku 300 diplomatë turq kanë kërkuar azil në Gjermani, pas përpjekjes së pasuksesshme të grusht-shtetit ushtarak në Turqi në korrik të vitit 2016, shkruan sot gazeta gjermane "Welt am sonntag".
Sipas të dhënave nga Ministria Gjermane e Punëve të Brendshme, janë 1177 turq me status diplomatik apo kredencialet, duke përfshirë bashkëshortët dhe fëmijët e diplomatëve, që kanë kërkuar azil në këtë vend, transmeton kp.
Pas tentim grusht-shtetit të korrikut të 2016, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, oficerë të shërbimeve, diplomatë e madje edhe profesorë, ndërsa nga puna kanë larguar më shumë se 50-mijë të tjerë.
Turqia akuzon si përgjegjës të tentim grusht-shtetit, teologun Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, por Gylen ka mohuar çdoherë një akuzë të tillë
-
Kaos në Gjermani, protestuesit anti-AfD përplasen me policinë
-
Turqia arreston mbi 200 të dyshuar për lidhje me grupe ekstremiste para samitit të NATO-s
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Kancelari gjerman thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në SHBA
-
SHBA-ja do t’i tërheqë 5000 trupa nga Gjermania në 6-12 muaj e ardhshëm