Të paktën tre persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur të shtunën mbrëma në Philadelphia të Amerikës.
Sipas policisë, oficerët po patrullonin zonën në “South Street” në qendër të Philadelphias kur dëgjuan të shtëna të shumta dhe panë disa të dyshuar që qëlluan në një turmë të madhe pak para mesnatës.
Një oficer qëlloi njërin nga të dyshuarit nga rreth 9 metra larg, por ishte e paqartë nëse u qëllua i dyshuari.
Sipas policisë, në “South Street”, rrugë e frekuentuar rregullisht gjatë fundjavave, para se të fillonin të shtënat, ndodheshin qindra persona.
“South Street” është e njohur për vendet e saj argëtuese dhe jetën e natës me bare, restorante dhe biznese të shumta.
Midis viktimave ishin dy burra dhe një grua, emrat e të cilëve nuk u bënë publik nga autoritetet.
-
Të shtëna gjatë festës së Bajramit në Philadelphia, disa të plagosur
-
Sulm me armë zjarri në SHBA, të paktën tre të vdekur
-
Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA
-
Dy të vdekur dhe 12 të plagosur nga të shtënat me armë në mes të turmës në Alabama
-
Tre të plagosur nga të shtënat në Times Square të New Yorkut