Botë

Bideni paralajmëron Putinin kundër pushtimit të Ukrainës

Foto: AP
 

Presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua të premten se do ta bëjë "shumë, shumë të vështirë" për presidentin rus Vladimir Putin, që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po bashkon një sërë iniciativash gjithëpërfshirëse për të frenuar agresionin rus.

Presidenti i ofroi një paralajmërim të matur Putinit mes shqetësimit në rritje për një grumbullim trupash ruse në kufirin ukrainas dhe retorikës gjithnjë e më luftarake nga Kremlini.