Botë

Ngrihen akuza ndaj 15-vjeçarit në SHBA që vrau katër nxënës

Një 15-vjeçar u akuzua të mërkurën për vrasje, terrorizëm dhe akuza të tjera, pasi si pasojë e gjuajtjes me armë, vrau katër studentë dhe plagosi të tjerë në shkollën e mesme të Oksfordit në Michigan.

Akuzat kundër Ethan Crumbley u bën të ditura të mërkurën, disa orë pasi autoritetet raportuan vdekjen e adoleshenti të katërt nga shkolla në Miçiganin juglindor. Crumbley akuzohet si i rritur me një akuzë për terrorizëm që shkakton vdekjen, katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe shtatë akuza për sulm me qëllim për vrasje.

Prokurorja Karen McDonald nuk zbuloi një motiv të mundshëm për të shtënat të martën në shkollën e mesme të Oksfordit, që ndodhet në një komunitet prej rreth 22,000 njerëzish afërsisht, 48 kilometra në veri të Detroitit. Megjithatë, ajo tha se prokurorët janë "të sigurtë" se mund të tregojnë se krimi ishte i paramenduar.

“Ka një mal me prova dixhitale. Videokasetë, media sociale, të gjitha provat dixhitale të mundshme”, ka thënë ajo.

Tre nxënës janë vrarë të martën në sulmin me armë që ka ndodhur në shkollën e mesme në Michigan, derisa një tjetër që kishte mbetur i plagosur, ka vdekur të mërkurën.