Botë

Fundoset një varkë me nxënës në Nigeri, së paku 29 të vdekur

Së paku 29 persona kanë vdekur, përfshirë nxënës, pasi një varkë është fundosur në një lum në shtetin verior të Nigerisë, Kano.

Shumica e viktimave ishin nxënës të shkollës islamike të moshave nga 6 deri 12 vjet, që po shkonin në një ngjarje fetare, raporton BBC.

Policia ka njoftuar se shtatë të mbijetuar janë dërguar në Spital dhe se operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon.

Arsyet e fundosjes së varkës janë të paqarta, por në aksidentet e kaluara të ngjashme i ishte lënë faji mbingarkesës apo defekteve në varkë.