Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

CNN-i largon Cuomon, ndihmoi vëllain guvernator

Rrjeti i njohur televiziv CNN ka suspenduar udhëheqësin e njohur Chris Cuomo për shkak se i ndihmoi vëllait të tij, ish-guvernatorit të New Yorkut, Andrew Cuomo, kur po përballej me akuzat për ngacmime seksuale. Rrjeti amerikan ka bërë të ditur se dokumentet e publikuara nga prokuroria e New Yorkut tregojnë për një nivel më të lartë të ndihmës për vëllain sesa ishte njoftuar CNN-i. Si rezultat i publikimit të këtyre dokumenteve, CNN-i ka suspenduar Cuomon në periudhën e vlerësimit të dëshmive.

“Cuomo Prime Time” është njëri ndër emisionet më të ndjekura të CNN-it. Sipas dokumenteve të publikuara, moderatori u ka bërë presion burimeve të informacioneve në lidhje me akuzuesit e vëllait dhe detajet e mbledhura ia ka ofruar zyrës së guvernatorit. Ai gjithashtu ka ndihmuar ekipin e guvernatorit që t’u kundërpërgjigjej akuzave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chris Cuomo kishte pranuar se ka biseduar me vëllain dhe i ka ofruar këshilla kur ai po përballej me akuzat për ngacmime seksuale, të cilat e detyruan të jepte dorëheqje nga posti i guvernatorit. Cuomo realizoi emisionin e së hënës pa përmendur rastin e tij. Në të kaluarën ka thënë se kurrë nuk do të përmendte situatën e vëllait në emision dhe se kurrë nuk do të ushtronte ndikim mbi raportimet në lidhje me të.

Cuomo intervistoi dy herë vëllain guvernator gjatë muajve të parë të pandemisë së koronavirusit. Intervistat kishin rekord shikueshmërie, ani pse theu politikat e CNN-it që Cuomo të mos raportonte për vëllain guvernator të New Yorkut.