Botë

ECDC: 42 raste të Omicronit në BE deri më sot

Deri më sot, në vendet e Bashkimit Evropian janë identifikuar 42 raste me variantin e ri të koronavirusit të njohur si Omicron, është njoftuar nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Infeksionet janë konfirmuar kryesisht tek të rinjtë dhe simptomat e tyre janë zakonisht më të buta, tha presidentja e ECDC Andrea Amon, raportoi Guardian.

“Për të vlerësuar nëse Omicron shmang imunitetin, duhet të presim ende derisa të përfundojnë hetimet në laboratorë me mostrat e personave që janë shëruar nga Omicron. Kjo pritet pas dy javësh”, shtoi Amon.

Ajo deklaroi se autoritetet shëndetësore të BE-së janë duke vlerësuar edhe gjashtë raste të tjera të mundshme.