Botë

Bullgaria zvogëlon shpejtësinë e lejuar në pjesën ku u aksidentua autobusi me shqiptarë

 

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe e Punëve Publike e Bullgarisë ka marrë vendim sot që të ulë shpejtësinë në pjesën e autostradës në Strumë, ku para një jave një autobus nga Maqedonia e Veriut u aksidentua dhe më pas humbën jetën 46 persona, shumica shqiptarë.

Ministrja Violeta Komitova ka thënë se nuk e kupton se si në vitin 2013, u rrit shpejtësia nga 90 km në orë në 120 km në orë, përcjel “Novinite.bg”.