Botë

Stoltenbergu kërcënon Rusinë

Rusia do të paguante çmim të lartë për çdo agresion të ri ushtarak kundër Ukrainës, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo u bë e ditur në një tryezë diskutimi nga aleancat ushtarake perëndimore, duke i diskutuar synimet e Moskës zyrtare për grumbullimin e trupave në kufirin e ish-sovjetikëve.

Perëndimi ka treguar tashmë se mund të ushtrojë sanksione ekonomike, financiare dhe politike kundër Moskës, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Rusia do të paguante një çmim të lartë nëse do ta përdorte forcën kundër Ukrainës”, tha ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do t’i informojë 29 homologët e tij të NATO-s mbi inteligjencën e Washingtonit mbi atë që po ndodh në krahun lindor të aleancës dhe në Ukrainë, e cila nuk është anëtare.

"Çdo veprim përshkallëzues nga Rusia do të ishte një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara dhe çdo agresion i ripërtërirë do të shkaktonte pasoja të rënda", tha tutje ai.

“Ne do të konsultohemi ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s në ditët në vijim nëse ka hapa të tjerë që duhet të ndërmarrim si aleancë për të forcuar mbrojtjen tonë, për të forcuar qëndrueshmërinë tonë e për të forcuar kapacitetin tonë”.