Botë

Biden: Variant i ri shkak për shqetësim por jo për ​​panik

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden e quajti variantin e ri të koronavirusit të njohur si Omicron një shkak për shqetësim, por "jo një shkak për panik". Biden deklaroi kështu të hënën duke thënë se nuk po e konsideronte vendosjen e masave të gjëra bllokuese në SHBA.

Ai u kërkoi përsëri amerikanëve që të vaksinohen plotësisht, duke përfshirë vaksinat përforcuese si dhe i luti ata që të vendosin maskat në ambiente të brendshme dhe të jashtme.