Një burrë nga Koreja e Veriut është riarrestuar pasi i është shmangur policisë për 40 ditë, pas një arratisjeje të guximshme nga një burg kinez.
39-vjeçari, i njohur me emrin e tij kinez Zhu Xianjian, u arrestua sërish të dielën, sipas një deklarate të shkurtër nga policia kineze.
Zhu ishte dënuar me burg në qytetin e Jilin pasi u arratis në Kinë nga Koreja e Veriut në vitin 2013.
Një shpërblim i madh u ofrua për informacionin që të çonte në kapjen e tij.
Pamjet e publikuara nga Beijing News treguan Zhu natën e 19 tetorit duke u ngjitur në çatinë e burgut, përpara se të hidhej mbi gardhin elektrik më të afërt për lirinë.
Edhe
Serbia hesht ndaj kritikave të FBI-së: Si u arratis shtetasi kinez që kërkohet nga SHBA-ja?
Videoja tregoi gjithashtu rojet e burgut duke u përpjekur ta ndjekin.
Pati një shpërblim prej 109 mijë dollarëve për atë që kishte informacion rreth tij.
-
Apeli i Hong Kongut rrëzon dënimin për mashtrim ndaj Jimmy Lait
-
Ai Weiwei: Censura po ndihet edhe në Perëndim
-
Prodhuan qindra materiale seksuale nga hakimi i 120 mijë kamerave nëpër shtëpi, arrestohen 4 persona në Kore të Jugut
-
Xi e lë Trumpin në pritje para gazetarëve, shpërthejnë reagimet në rrjetet sociale