Botë

31-vjeçarja i vë flakën hotelit ku po karantinohej në Australi

Një grua 31-vjeçare në Australi është akuzuar për zjarrvënie pasi zjarri shkatërroi një pjesë të një hoteli karantine për COVID-19 në Cairns, Queensland.

Thuhet se ajo ndezi një zjarr nën një shtrat në dhomën që ndante me dy fëmijët e saj të dielën në mëngjes.

Më shumë se 160 njerëz u evakuuan pasi zjarri u përfshi në hotelin 11-katësh të Paqësorit. Askush nuk u lëndua.

Vendimi për karantinim të personave që kanë ardhur nga Afrika Jugore erdhi pasi Australia konfirmoi dy raste të variantit të ri të koronavirusit që po shkakton kufizime të reja, i quajtur Omicron.