Botë

Eurodeputetët: Bosnjë-Hercegovina në prag të kolapsit

 

Eurodeputetët kanë paralajmëruar se situata aktuale në Bosnjë-Hercegovinë mund të rindezë konfliktin në vend.

Sipas mediave të huaja, paralajmërimet erdhën në mes të një debati të Parlamentit Evropian mbi planet e Milorad Dodik, anëtarit serb të Presidencës trepalëshe të nivelit shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës për të ndarë rajonin e tij nga shteti.