Botë

Policia përleshet me protestuesit në Spanjë

Punëtorët e industrisë metalurgjike janë përleshur të martën me forcat e rendit gjatë marshit të tyre.

Gurë dhe shishe janë hedhur në drejtim të policëve, që janë kundërpërgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës për ta shpërndarë turmën. Punëtorët e metalurgjisë po protestojnë për të tetën ditë me radhë në përpjekje për t’i realizuar kërkesat e tyre për kushte më të mira, shkruajnë mediat e huaja. 

Diskutimet e deritanishme kanë dështuar pasi palët nuk kanë arritur kompromis. Kjo industri është e lidhur ngushtë me industrinë e ndërtimit dhe riparimit të anijeve në qytetin Kadiz.