Të mërkurën CNN foli me familjet që kishin kërkuar strehim në depon rreth një kilometër nga kufiri, ku normalisht strehohen mallrat. Të shtrirë mbi batanije dhe çanta gjumi, sendet e grumbulluara rreth tyre, ata u lehtësuan nga të ftohtët, por të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe të mavijosur nga sprova, disa kanë shpenzuar mijëra euro për vizat bjelloruse dhe për fluturimet për në Minsk
Kurdët e Irakut dhe emigrantët e tjerë që udhëtuan në Bjellorusi javët e fundit, duke shpenzuar kursimet e tyre të jetës në biletat ajrore dhe duke pritur në harresë në kampet e improvizuara të ftohta me shpresën për të kaluar në Evropë, tani përballen me mundësinë për t'u kthyer në shtëpi.
Qindra emigrantë gjithnjë e më të frustruar, të bllokuar në kufirin Bjellorusi-Poloni, sulmuan një pikë kontrolli të martën, duke hedhur gurë, degë druri dhe mbeturina të tjera mbi forcat polake të sigurisë që qëndronin krah për krah me mburoja vetëm disa metra larg. Përpjekjet për të thyer barrikadën e kufirit me tela me gjemba çuan në një përplasje të rrezikshme, me policët polakë që reaguan me topa uji dhe gaz lotsjellës.
Disa orë pasi shpërtheu konfrontimi, rojat kufitare të Bjellorusisë zhvendosën shumë nga emigrantët për t'i strehuar në një depo aty pranë, ku e kaluan natën në dyshekë të hollë, duke marrë çaj të nxehtë, bukë dhe trajtim mjekësor nga Kryqi i Kuq i Bjellorusisë, agjenci e OKB-së për refugjatët dhe grupe të tjera ndihmëse. Por nuk ishte e qartë se çfarë do të ndodhte më pas për emigrantët, shumë prej të cilëve kishin frikë se strehimi i tyre i ri ishte vetëm një hap i parë në një proces të dëbimit në vendet e tyre të origjinës.
Familjet që largoheshin nga skena e përleshjeve të martën mbrëma me fëmijë të rraskapitur në rimorkio u mposhtën. I pyetur nga CNN se ku do të shkonte më pas, një burrë tha: “Mbrapa në Irak. Mirupafshim Bjellorusi”.
Mirëpo të mërkurën pasdite kishte ende rreth 600 deri në 700 emigrantë të vendosur në pikën kufitar, duke refuzuar të lëviznin.
Heshw Muhammad, 27-vjeçare kurde nga Iraku, thotë se ka qëndruar atje për më shumë se dy javë në të ftohtë me burrin e saj dhe vajzat e tyre të vogla, 2, 4 dhe 7-vjeçare. Ajo thotë se familjes nuk i ka mbetur asgjë në Irak dhe se janë të frikësuar se mos i dërgojnë në shtëpi.
“Përpara se fëmijët e mi të vdesin, ne kemi nevojë për ndihmë. Unë kam një mesazh, ne duam të kërkojmë të shkojmë në Gjermani”, thotë ajo.
Dhuna e së martës, më e keqja në krizën e kufirit lindor të Bashkimit Evropian, nënvizon humbjen e zymtë njerëzore të bllokimit gjeopolitik që po ndodh midis Bjellorusisë, aleate e Rusisë, dhe Polonisë, anëtare e bllokut të BE-së dhe NATO-s. Asnjëra palë nuk ka qenë e gatshme të tërhiqet, duke i lënë emigrantët të mbërthyer në mes.
Mst: Vdekja e refugjatëve
Të paktën nëntë persona kanë vdekur në kufi javët e fundit, shumë prej tyre nga hipotermia, sipas agjencisë polake të rojës kufitare.
Ahmed al-Hassan, burrë 19-vjeçar sirian që u mbyt në një lum muajin e kaluar ndërsa po përpiqej të kalonte nga Bjellorusia, u varros në një qytet të vogël në verilindje të Polonisë, të martën. Familja e tij e pikëlluar në Siri ndoqi shërbimin funeral përmes lidhjes me video.
Mijëra emigrantë si Al-Hassan - kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia - filluan të shfaqeshin në anën bjelloruse të kufirit gjatë verës, duke ecur në këmbë nëpër pyje, lumenj dhe këneta, për të arritur në Poloni, Lituani dhe Letoni, në kërkimin e tyre për një jetë më të mirë në Evropë. Vetëm disa ia kanë dalë.
Dhe madje edhe për ata që kanë kaluar në Poloni është e pasigurt nëse do të lejohen të qëndrojnë.
CNN foli me dy vëllezër nga Afganistani, 20 dhe 21 vjeç, të cilët ecën në këmbë për ditë të tëra nëpër pyjet në Bjellorusi dhe përtej kufirit në Poloninë lindore, ku thanë se u takuan nga një kontrabandist që i çoi në Varshavë. Por menjëherë pas mbërritjes në kryeqytet ata u arrestuan nga policia.
Vëllezërit po trajtoheshin në një spital në Poloninë lindore për hipotermi. Ata thonë se janë të dëshpëruar dhe donë të bashkohen me xhaxhanë e tyre në Gjermani, por nuk janë të sigurt nëse autoritetet polake do t'i lejojnë të vazhdojnë udhëtimin e tyre.
“Kur ndryshoi qeveria dhe talebanët e morën kontrollin e Afganistanit, të gjithë lanë punët e tyre, dhe prindërit e mi nuk po punojnë për momentin, nuk ka para, nuk ka ushqim ... Nuk mund të shkollohem, ka kohë që janë mbyllur shkollat dhe universitetet”, thotë njëri nga vëllezërit, “prandaj dua të shkoj në Gjermani”.
Vëllezërit u morën nga spitali prej policisë polake pasi u largua CNN-i. Nuk është e qartë se ku janë dërguar.
Mst: “Korridori humanitar”
Polonia është nën kritika nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës, të cilat thonë se po shkelin ligjin ndërkombëtar duke i shtyrë azilkërkuesit të kthehen në Bjellorusi, në vend që të pranojnë kërkesat e tyre për mbrojtje ndërkombëtare. Polonia u qëndron veprimeve të saj, duke thënë se ato janë të ligjshme.
Autoritetet në anën tjetër të kufirit në Bjellorusi kanë thënë për CNN-në të mërkurën se po prisnin të dëgjonin nga zyrtarët në Mynih për një “korridor humanitar” të mundshëm për të transportuar emigrantët në vend. Presidenti Alexander Lukashenko ofroi të hënën t'i largonte ata në kryeqytetin gjerman me linjën ajrore shtetërore nëse Polonia refuzonte të hapte kufirin e saj.
Mirëpo ky opsion duket tejet i pamundur. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ka thënë të hënën në mbrëmje se Gjermania nuk do t’i pranonte emigrantët dhe se plani i Bashkimit Evropian ishte që ata të ktheheshin në shtetet e tyre.
Në bisedën e tyre të dytë telefonike në pothuajse po aq ditë, kancelarja gjermane Angela Merkel foli me Lukashenkon të mërkurën, për të theksuar nevojën për të siguruar kujdes humanitar dhe mundësi kthimi për njerëzit e prekur, me mbështetjen e OKB-së dhe në bashkëpunim me Komisionin e BE-së.
Më herët të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Komisioni do të mobilizonte 700 mijë euro (rreth 791,000 dollarë) për të ofruar ushqim, batanije, higjienë dhe pajisje të ndihmës së parë për refugjatët në kufirin bjellorus. “Ne jemi gati të bëjmë më shumë. Por regjimi bjellorus duhet të ndalojë joshjen e njerëzve dhe rrezikimin e jetës së tyre”, thotë Von der Leyen.
BE-ja ka fajësuar Bjellorusinë për krijimin e krizës në kufirin lindor të bllokut, duke pretenduar se Qeveria ka hapur portat e përmbytjeve për njerëzit që janë të dëshpëruar për të ikur nga një rajon i rrethuar nga papunësia dhe paqëndrueshmëria. Zyrtarët e BE-së e kanë quajtur atë një “luftë hibride”, për të cilën thonë se është krijuar për të ndëshkuar Poloninë për pranimin e kundërshtarëve politikë të presidentit dhe presionin ndaj bllokut për të hequr sanksionet ndaj Bjellorusisë. Por ka pasur efekt të kundërt.
Mst: Qëndrimet e BE-së
Të hënën, Evropa thotë se do të vendoste sanksione të reja ndaj Bjellorusisë duke synuar “të gjithë të përfshirët” në përkeqësimin e krizës kufitare. Shefi i Punëve të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, njoftoi në një konferencë për shtyp në Bruksel se sanksionet e reja ndaj "njerëzve, linjave ajrore, agjencive të udhëtimit dhe të gjithë të përfshirët në këtë shtytje të paligjshme të emigrantëve kundër kufijve tanë" do të konfirmohen në ditët në vijim.
Ky do të jetë rundi i pestë i sanksioneve ndaj Bjellorusisë nga BE-ja pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale dhe goditjes së disidentëve.
Qeveria e Lukashenkos ka mohuar vazhdimisht pretendimet e tilla, duke fajësuar në vend të kësaj Perëndimin për kalimet dhe duke e akuzuar atë për trajtim të dobët të emigrantëve.
Për të mbështetur portretizimin e tij të krizës, Minsk ka lejuar CNN-në dhe media të tjera ndërkombëtare ta vizitojnë kufirin dhe të raportojnë mbi skenat e emigrantëve të kampuar atje. Shumë prej tyre kanë qëndruar në tenda të dobëta, me temperatura që bien nën zero gjatë natës.
Varshava, ndërkohë, është përpjekur të mbajë krizën nga pamja, duke bllokuar anën polake të kufirit për gazetarët, punonjësit e ndihmës dhe mjekët në një gjendje të zgjatur të jashtëzakonshme.
Të mërkurën, CNN foli me familjet që kishin kërkuar strehim në depon rreth një kilometër nga kufiri, ku normalisht strehohen mallrat. Të shtrirë mbi batanije dhe çanta gjumi, sendet e grumbulluara rreth tyre, ata u lehtësuan nga të ftohtët, por të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe të mavijosur nga sprova, kanë bërë që disa të shpenzojnë mijëra euro për vizat bjelloruse dhe fluturimet për në Minsk.
Shumë prej emigrantëve thonë se kanë udhëtuar në Bjellorusi në kërkim të mundësive për punësim, kujdes mjekësor për anëtarët e familjes dhe një jetë më të qëndrueshme në Evropë.
Nëna njëzetetetëvjeçare Shoxan Bapir Hussain, bashkëshorti i saj dhe djali katërvjeçar, Azhi Ali Xder, ishin mes tyre. CNN takoi për herë të parë familjen disa ditë më parë në kampin kufitar të ngrirjes. Hussain tha se depoja ishte më e mirë, më e ngrohtë. "Ne kemi ushqim, kemi një shtrat”, thotë ajo.
Familja e Hussainit nisi udhëtimin nga Iraku për shkak të djalit të saj, për të cilin ajo thotë se ka nevojë për operacion për problemin e shpinës. Azhi, për shkak të problemeve në këmbë, nuk mund të ecë. Janë ato shpresa dhe ëndrra që i kanë mbajtur njerëzit këtu, pavarësisht kushteve.
“Dëshiroj të shkoj në Gjermani... Mendoj se Gjermania ka humanizëm”, thotë Hussain.
Përktheu: Kaltrina Selimi
-
19 nëntor 2021 09:00
-
Shpërndaje në: