Botë

Bideni kritikon liderët e Kinës dhe Rusisë që munguan në samitin për klimë

Foto: AP
 

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka kritikuar liderët e Kinës dhe Rusisë që nuk janë paraqitur në samitin për klimë COP26, raporton BBC.

Në fjalimin e tij të martën mbrëma, Biden ka thënë se klima është çështje gjigante dhe se Kina është larguar, ndërsa ka shtuar se të njëjtën gjë ka bërë edhe Rusia e Vladimir Putini.